Rreth Nesh

Jeto dhe mëso në çdo moment

E bukura nis me zgjedhjen që ti bën!

Paular Studio është krijuar për të ofruar një përvojë të pashembullt në fushën e bukurisë, ku çdo detaj është menduar për t’iu ofruar klientëve shërbime të cilësisë më të lartë. Ne besojmë se bukuria është një përvojë personale, dhe prandaj, ofrojmë një atmosferë të ngrohtë dhe relaksuese, ku çdo klient do të ndjehet i vlerësuar dhe i kujdesur.

Kjo studio është e dedikuar për t’u siguruar që çdo trajtim të ofrohet me profesionalizëm të lartë dhe me produkte premium, për të arritur rezultatet më të mira të mundshme. Kujdesi për klientët është gjithmonë në qendër të çdo shërbimi, dhe ne punojmë me pasion dhe angazhim për t’iu ofruar një eksperiencë të paharrueshme bukurie, të mbushur me besim dhe kënaqësi.

STAFI I PAULAR

Paula Ramadani

CEO Paular Shop Studio Academy
Lash & Brow Master

Njihuni me master Paula Ramadani specialiste në fushën e qerpikëve dhe vetullave, me një përvojë 9 vjeçare në estetikë dhe një pasion të thellë për perfeksionin dhe edukimin profesional.
 
Ajo është themeluese e “Paular” – një emër i njohur në industrinë estetike, që mishëron cilësinë, elegancën dhe inovacionin.
 
Profili i saj:
✨E certifikuar nga akademi ndërkombëtare për rimodelimin e vetullave dhe stilimin e qerpikëve,
✨Eksperte në lash design, brow mapping dhe teknika të avancuara estetike,
✨Mentore e përkushtuar në trajnime, me qindra studente të suksesshme.
Njihuni me estetisten tonë profesioniste, me një përvojë 10-vjeçare në kujdesin estetik të trupit dhe fytyrës.
Ajo është e specializuar në teknika moderne për të ofruar rezultate të dukshme dhe përvoja relaksuese për klientët tanë.
 
Shërbimet që ofron:
✨Trajtime rigjeneruese dhe anti-age për fytyrën,
✨Pastrime të thella të lëkurës dhe trajtime kundër akneve,
✨Masazhe relaksuese dhe terapeutike,
✨Trajtime anticelulit, tonifikim dhe kujdes për trupin,
✨Protokolle të personalizuara me produkte të certifikuara.
 
Përkushtimi dhe përvoja e saj janë garanci për cilësi dhe rezultat.
Qëllimi i saj është që çdo klient të ndjehet mirë me veten dhe të largohet me një ndjesi freskie.

Brunilda Dursun

Estetiste Profesionale

Elizabeta Muslia

Asistent Trainer

Njihuni me asistent trainer dhe specialiste në fushën e qerpikëve dhe vetullave, me aftësi të jashtëzakonshme teknike dhe përkushtim ndaj detajeve që bëjnë diferencën.
 
Specialiste ne:
✨Aplikimin profesional të lash extensions (classic & volume),
✨Lash lifting – për qerpikë natyralë të lakuar dhe pigmentuar.
✨Laminim vetullash – për formësim, zbutje dhe strukturë të përsosur natyrale,
✨Mbështetje në trajnime praktike dhe ndihmë për studentët gjatë zhvillimit të aftësive.
 
E saktë, e duruar dhe gjithmonë me fokus tek cilësia, ajo është një pjesë thelbësore e ekipit, që kontribuon çdo ditë në formimin e profesionistëve të rinj dhe në kujdesin e klientëve me shërbime të personalizuara.
Njihuni me Irisen specialiste me një përvojë prej 10 vitesh në fushën e kujdesit të thonjve dhe trajtimeve të avancuara të këmbëve.  
E specializuar në:
✨Teknika profesionale të manikyrit dhe zgjatjes së thonjve (xhel, akrilik, dual forms, zgjatim me leter, teknika te avancuara ruse.
✨Pedikyr kurativ – për trajtimin e problemeve të thonjve dhe lëkurës së këmbëve,
✨Trajtime të avancuara për kallot, thonjtë e futur dhe çarje në thembrave
✨Krijime artistike dhe dizajne të personalizuara sipas stilit të klientit.
 
E kujdesshme, e përkushtuar dhe e pasionuar për detajin, ajo sjell rezultate maximale dhe një përvojë të këndshme për çdo klient.

Irisa Dehima

Nails Specialist

Refiona Doci

Lash & Brow Artist

Njihuni me Refionën artisten e qerpikeve dhe vetullave.

Refiona eshte nje nga artistet e stafit PAULAR, e njohur per doren e saj te arte dhe perkushtimin ne cdo detaj. Me kreativitetin dhe profesionalizmin e saj, ajo i jep jete qerpikeve duke i kthyer ne nje art me vete. Klientet e saj jo vetem qe dalin te bukura, por edhe me nje buzeqeshje plot vetebesim.

Pasioni i Refiones per estetiken dhe dashuria per punen e saj e bejne ate nje artiste te vertete, e cila cdo dite frymezon dhe kujdeset qe cdo kliente te ndihet e vecante.
E specializuar në:
✨ classic set
✨ ⁠volume set
✨⁠lash lifting
✨ ⁠lamination brows
✨ rimodelim vetulle